• |
ide | kryesore

Nisje e shëmtuar e Partizanit, Laçi i prish debutimin Iulianos

Arkiva, Sport
fghftyh.jpg



Partizani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme sezonin e ri në Superligën Shqiptare. Të kuqtë e trajnerit Mark Iuliano u mposhtën në “Selman Stërmasi” përballë Laçit me rezultatin e pastër 0-2 pavarësisht merkatos së bujshme të verës dhe rreth 5 mijë tifozëve që ishin të pranishëm në stadium. 
Pjesa e parë shfaqi një lojë të një niveli të ulët dhe pa raste të rrezikshme. Ndërkohë në pjesën e dytë Laçi kaloi në avantazh në minutën e 59 me anë të Kallakut, i cili kishte vetëm një minutë që ishte futur në fushë. Goli i dytë u shënua nga braziliani Eskerda në minutën e 70 pas një aksioni mjaft të bukur të Bushit i cili bëri çfarë donte me mbrojtjen e Partizanit.
Reagimi i trajnerit 
Në intervistën e dhënë për Supersport pas takimit, trajneri Mark Iuliano tha se ishte i surprizuar nga kundërshtari.    
“Me këtë humbje them se tani erdha në Shqipëri. Ishte ndeshja e parë dhe këto janë të vështira. Kampionati është i gjatë dhe i vështirë. Ishte një ndeshje që duhet të shkonte ndryshe. Godasim portën 20 herë dhe nuk shënojmë.  Ata dy herë shkuan dhe shënuan. Do t’i analizojmë rastet në ndeshje dhe do të shohim çfarë ka ndodhur. 
Është e vërtetë që nuk kemi shumë alternativa në sulm. Por më vjen keq për tifozët.
Nuk është vërtetë që nuk e njoh kampionatin shqiptar. Nëse nuk do ta njihja nuk do ta pranoja këtë detyrë. Nuk e kam njohur skuadrën time sot. Nuk është ky Partizani që unë dua. Bëmë lojë sulmuese, por nuk shënuam”
– tha Iuliano./lapsi.al/