• |
ide | kryesore

Policia rrethon lagjen në Tiranë/ Berisha i vetmi që reagon nga Partia Demokratike

I pakategorizuar
shka-1.jpg



Në një status në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje mediave të mos bllokojnë lajmet për atë që po ndodh në Shkozë.

“U bej thirrje mediave te mos bllokojne lajmet por te qendrojne ne anen e viktimave” shkruan Berisha duke e konsideruar terror shtetëror atë që po ndodh në Tiranë.

“Shtetrrethim ne Shkoze. Qindra police e bandite me uniforme kane rrethuar Shkozen dhe banoret e saj, qe po mbrojne shtepite e tyre nga arbitrariteti dhe dhuna shteterore. Policia ka bllokuar linjat e autobuzave” shkruan Berisha në Facebook.

Ndërkohë nga Partia Demokratike nuk ka asnjë reagim për rrethimin e lagjes dhe ndalimin e mediave për të hyrë brenda. 153 familje do të mbeten pa shtëpi nga projekti i rehabilitimit të Lanës. Në fushatë, banorëve iu ishte premtuar legalizim dhe dëmshpërblim.