• |
ide | kryesore

Amnistia, lirohen 900 të burgosur

I pakategorizuar
burgu.jpg



Sot bëhet efektive amnistia për një kategori të burgosurish shqiptarë. Numri i atyre që përfitojnë nga ligji në fjalë është 900 dhe siç bëhet e ditur lirimi i tyre nga qelitë do të nisë sot në të gjithë vendin njëkohësisht. Ligji përfshin “ata persona që janë dënuar deri në tre vjet ose ajo kategori personash që i kanë mbetur tre vjet dënim, por që nuk kanë kryer vepra penale që cilësohen si krime të rënda. Mësohet se gratë e burgosura, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të kësaj amnistie kanë mbushur moshën 50 vjeç dhe burrat që mbushin 60 vjeç do të përfitojnë prej saj, pasi sipas ligjvënësve, rrezikshmëria e tyre është tejet e ulët”. Po kështu Është përcaktuar falja me një vit e gjysmë të dënimit të grave dhe të miturve, vetëm në rast nëse ata nuk kanë kryer vepra të rënda penale.