• |
ide | kryesore

Imami: Avionet e droges po ulen autostradave

I pakategorizuar
Imami 1.jpg



Akuzat e opozites se infrastruktura ushtarake po perdoret per trafik te lendeve narkotike dominuan edhe sot punimet e kuvendit, pavaresisht insistimit te kryetarit Ilir Meta qe te respektohet rendi i dites dhe rregullorja.

Ish –ministri i Mbrojtjes, Arben Imami beri nje tjeter denoncim publik ne kete drejtim. Ai tha se me 19 mars, ne oren 7 te mengjesit, nje avion i bardhe eshte ulur ne rrugen Tepelene – Gjirokaster. Ai shkoi edhe me tej teksa tha se ky avion eshte ulur edhe ne Divjake dhe ne pisten e aeroportit ushtarak te Gjadrit. Ish –Kryeministri Berisha u shpreh se mazhoranca ka fakte. Ministrja Kodheli mohoi qe te kete prova qe vertetojne akuzat e opozites. Ndersa kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta ironizuan me keto akuza. Meta tha se behet fjale per helikoptere qe po kryejne dezinsektimin, ndersa Rama tha se jane jane mushkonja qe nuk u gjurmuan asnjehere gjate pushtetit te Berishes dhe qe tashme po pickojne opoziten. Pas debateve mbi kete ceshtje, opozita e braktisi sallen e kuvendit.