• |
ide | kryesore

SHBA, ndalet përgjimi për muslimanët

I pakategorizuar
muslimweb.jpg



Policia e New Yorkut ka vendosur të shpërndajë Njësinë Demografike e cila kishte si detyrë të survejonte komunitetet e myslimanëve, institucionet dhe vendet e frekuentimit të tyre. Puna zhvillohej nën mbikëqyrjen e Divizionit të Zbulimit të policisë dhe konsistonte në hedhjen në veprim të agjentëve civilë. Në fokus kanë qenë edhe komunitetet shqiptare. Lajmi që njësia shpërndahet është bërë i njohur nga New York Times, kurse raporti sekret i Njësisë Demografike është publikuar nga Associated Press që në vitin 2011(http://www.ap.org/media-center/nypd/investigation). Nga ky raport po përcjellim se cilat ishin zonat e frekuentuara nga shqiptarët që survejoheshin. Komuniteti shqiptar, ose më saktë pjesë të tij, janë në fokus të drejtpërdrejtë dhe nuk përfshihen brenda grupeve të tjera myslimanësh.

Vendet e survejuara: Bronx, Brooklyn, Manhattan, Queens dhe Staten Island.

Pikat e survejimit: Xhamitë shqiptare –Musa Mosque, 633 East 189th Street, Bronx, Ny 10458; Islamic Center, 2481 Belmont  Avenue, Bronx, Ny 10457; Albanian American Islamic Community, 1325 Albermarle Road, Brooklyn; Albanian American Islamic Center of Queens, 72-24 Myrtle Avenue, Ridgeëood, Ny 11835;  Islamic Unity&Culture Center of Plav-Gusinje, 31-33 12th Street, Astoria, Ny 11106; Albanian Islamic Cultural Center, 307 Victory Blvd. Staten Island, NY 10801. Lidhur me ambientet private të zotëruara nga shqiptarët apo të frekuentuara prej tyre, Njësia ka bërë një hartë me emra tregtarë të tyre. Për Bronxin vetëm janë mbajtur në mbikëqyrje studio, kafene, restorante, agjenci turstike, minimarkete deri edhe byrektore, apo piceri. Është pra një survejim intensiv, i cili siç raporton New Times ka provokuar debate dhe kundërshtime nga komunitetet e myslimanëve.