• |
ide | kryesore

Ahmeti i kërkon SHBA të monitorojë procesin ndaj 6 shqiptarëve të dënuar me burg përjetë

I pakategorizuar
largea_ahmeti_061357499035.jpg


Vetëm pak orë pasi për protestat në Maqedoni kishte folur publikisht kryeministri Nikolla Gruevski, një deklaratë për këtë cështje e bëri edhe aleati i tij në qeveri, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas një takimi me ambasadorin amerikan në Shkup, Ahmeti tha se dhuna nuk ndihmon aspak në procesin ndaj 6 shqiptarëve të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5 maqedonasve.

“Sot kisha një takim të rëndësishëm me ambasadorin e SHBA-ve dhe bashkërisht vlerësuam që e drejt e çdo qytetari është të protestojë. E drejtë legjitime është që të gjithë të shfaqin pakënaqësi për procese të caktuara, që këto procese të jenë sa më transparente dhe të jenë sa më të besueshme për opinionin, publikun dhe opinion-bërësi. Bashkërisht vlerësuam se dhuna nuk ndihmon procesin, dhuna nuk i ndihmon zhvillimit të mëtejmë të procesit, nuk ndihmon zgjidhjen institucionale, që ky proces të jetë sa më bindës për gjykatën e apelit me qëllim që ky zhvillim të rikthehet në shkallë të parë”

Ahmeti bëri me dije se i kishte kërkua ambasadorin amerikan në Shkup Pol Uolers vëzhgim ndërkombëtar të procedurave gjyqësore për rastin “Monstra”. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thacit, përmes deputetit Bekim Fazliu ka shprehur shqetësimin për dhunën policore ndaj protestuesve shqiptarë dhe ka akuzuar pushtetin për moszbatimin e Drejtësisë.