• |
ide | kryesore

Gruevski: Mund të përballojmë situata më të rënda. Protestat, në dëm të maqedonasve e shqiptarëve

I pakategorizuar
Nikola-Gruevski.jpg


Në të parën deklaratë për protestat në Maqedoni, 3 ditë pas shpërthimit të tyre, kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se të tilla ngjarje nuk mund të ndryshojnë asgjë në vend. Protestat, – u shpreh ai- nuk janë në të mirën as të shqiptarëve e as të maqedonasve dhe nuk mund të mbështeten nga asnjë shtet, por vetëm nga individë që kanë agjendën e tyre personale apo të ndonjë organizate. Por nga ana tjetër paralajmëroi se Maqedonia i ka të gjitha kapacitetet për t’i përballuar ato, madje edhe situata më të ndërlikuara.

 “Protestat në të cilat përdoret dhuna është diçka që askush nuk mund ta mbështesë, asnjë shtet. Duke u nisur nga ky fakt dua të them se Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë tejet profesionale e ka kryer detyrën në ditët e kaluara dhe ne si shtet nuk do të lejojmë që këto protesta të përshkallëzohen deri në atë masë sat a rrezikojnë interesin e qytetarëve dhe të institucioneve. Njerëzit të cilët e veprojnë në këtë mënyrë, sigurisht që nuk punojnë as për interesat e maqedonasve, as për interesat e shqiptarëve e as për interesat e etniteteve të tjera që jetojnë në Maqedoni. Ata nuk punojnë as për interesat e të krishterëve e myslimanëve, por ata bëjnë axhendën e tyre apo të dikujt tjetër. Sido që të jetë ne si shtet, si institucione kemi kapacitete për t'u përballur me situate të këtilla, por dhe me situata edhe më të pakëndshme”.

Pas tri ditësh përplasje të dhunshme në Shkup e Tetovë dhe tubimesh paqësore në Gostivar, Dibër të Madhe e Strugë, situata është qetësuar. Vetëm në Strugë u zhvillua një protestë paqësore, ku qytetarët kërkuan t’u jepet fund rasteve të montuara gjyqësore. Por një protestë e madhe në të gjitha qytetet shqiptare është paralajmëruar për t’u mbajtur të premten.  Qytetarët e quajnë të montuar politikisht procesin kundër 6 bashkëkombasve të tyre, të dënuar me burgim të përjetshën  nën akuzat për terrorizëm islamik, pasi gjykata i shpalli fajtorë për vrasjen e 5 shtetasve maqedonas, në vitin 2012.