• |
ide | kryesore

Kapen 2.2 ton drogë në Itali. Pranga 4 shqiptarëve dhe 1 gruaje italiane

I pakategorizuar
foto-3-300x224.jpg


2.2 ton marijuane u kapën nga policia e Pratos, pas një hetimi që i çoi autoritetet deri në Pulja, në gomonen që e kishte transportuar drogën nga Shqipëria, përmes kanalit të Otrantos. Katër shqiptarë përfunduan në pranga; Lusien Mamo, 23 vjeç, Shefqet Cenaj, 36 vjeç, Geri Rucaj 34 vjeç dhe  Admir Musaraj 37 vjeç. Janë të gjithë të padënuar më parë në Itali dhe tashmë do të akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në pranga ka përfunduar edhe një grua italiane, Giuseppina Di Marzio, 42 vjeç, në shtëpinë e së cilës u gjetën 537 fishekë kallashnikovi. Në shtëpi ajo kishte pritur edhe trafikantët shqiptarë. Hetimet për këtë rrjet të trafikut të drogës kishin nisur në muajin mars kur policisë i kishte rënë në sy marrja me qera e një furgoni nga një maroken i dënuar më parë për trafik droge. Të premten e kaluar, i njëjti furgon ishte nisur drejt Puljas. Një makinë e policisë i ishte vënë pas. Në Prato, me furgonin ishte bashkuar edhe një makinë Chrysles dhe të dy mjetet ishin drejtuar për në plazhin e Barletës, në Pulja. Pak orë më vonë një gomone me drogë i është afruar bregut.  Njëri nga trafikantët dhe skafisti shkarkojnë drogën. Më pas, bashkë me trafikantët e tjerë e ngarkojnë në 3 furgonë të ndryshëm që udhëtojnë drejt Romës.  Gjithcka është vëzhguar nga policia, që i arrestoi trafikantët në Prato. Lënda narkotike besohet të jetë nisur nga brigjet e Vlorës. Kjo është një prej sasive më të mëdha të drogës të kapur gjatë këtij viti në Itali dhe e para e sekuestruar pas ndërhyrjes së policisë shqiptare në Lazarat. Sipas autoriteteve italiane, vetëm gjatë këtij viti, në Itali janë sekuestruar mbi 10 ton marijuanë e ardhur nga Shqipëria.

Foto:

e foto 4 foto 5 DROGA FURGONE 1 DROGA FURGONE 2 DROGA FURGONE 3 MUNIZIONI DROGA FURGONE 4 DROGA FURGONE 6