• |
ide | kryesore

Jugu, pamje të rralla për turistët e huaj

Arkiva, Stil
IMG-20140716-WA008.jpg



Një grup prej 15 turistësh polakë, çekë dhe norvegjezë nuk janë lodhur së fotografuari një tufë me dhi, cjepë e keca që krejt indifirentë prej vizitorëve të huaj ushqeheshin me rrush të freskët nga oborri i një shtëpie pranë kthesës për në Livadh. Përpara se të zbrisnin për në plazhin fantastik të Livadhit dhe pasi kishin vizituar kalanë e Himarës, turistët u mahnitën nga ky cjap që herë pas here kthente kokën drejt tyre dhe vazhdonte të ushqehej i qetë. Pamjet e rralla që ofron jugu i Shqipërisë janë një arsye më shumë që të huajt të rikthehen këtu. Një vit më parë, një gazetar i New York Times kishte mbetur me gojë hapur ndërsa kishte parë në Himarë një gomar, mbi të cilin ishin ngarkuar në dy kosha, dy keca të vegjël.