• |
ide | kryesore

Rodriguez i kushton Realit 88 milionë

Arkiva, Sport
image.jpg



James Rodriguez do të jetë lojtari më i ri i Realit të Madridit. Dy të përditshmet madrilene, “Marca” dhe “AS” e bëjnë fakt të kryer kalimin e lojtarit kolumbian te “Los Blancos”, teksa shtojnë se në orët e ardhshme do të vijë edhe zyrtarizimi.

Drejtuesit e kampionëve të Europës kanë arritur akordin me Monacon për shumën e 88 milionë Eurove, ndërkohë që sipas të gjitha gjasave përveç të ardhurave te klubi francez do të përfundojë edhe një lojtar i Realit, me shumë mundësi portieri Diego Lopez.

James Rodriguez momentalisht ndodhet në Madrid dhe po pret me padurim që transferimi i tij te merengesit të finalizohet me sukses. “Këpuca e Artë” e Brazil 2014 pritet të nënshkruajë një kontratë 6-vjeçare me klubin “Blanco” nga e cila do të përfitojë 7 milionë Euro në sezon.

Por me afrimin e 23-vjeçarit te Reali nuk ka më vend për Angel Di Marian kështu që mesfushori argjentinas duhet ta vijojë diku tjetër karrierën e tij. James Rodriguez do të jetë blerja e tretë e Realit në këtë merkato vere pas gjermanit Toni Kroos dhe portierit Kosta-Rikan Keylor Navas edhe pse ky i fundit nuk është ende zyrtarisht një lojtar i klubit spanjoll.

 

James Rodriguez ka thënë se nënshkrimi me Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet për të.
Futbollisti kolumbian, James Rodriguez, është shprehur tejet i lumtur pas prezantimit në fanellën e klubit të tij të ri.

Rodriguez theksoi se kjo është një ëndërr e bërë realitet për të.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ëndërr e bërë realitet. Shpresojë në shumë suksese dhe tituj këtu”, u shpreh ish-anëtari i Monacos.

Ky i fundit do të mbajë veshur numrin 10 në fanellën mbretërore.