• |
ide | kryesore

Shaqiri: Nuk largohem nga FC Bayern

Arkiva, Sport
shaqiri ii.jpg



Xherdan Shaqiri u ka dhënë fund zërave për një largim të mundshëm të tij nga Bajern Munchen. Ggjithçka është shkruar për një tranferim të tij në Itali tek Juventus, Milan, Roma apo në Angli tek Liverpool e Francë tek Monaco, ai e ka quajtur spekullim. 

 

"është shkruar shumë këtë periudhë të vitit, por ashtu siç dimë, s`ka gjë të vërtetë. Ashtu siç të gjithë e dini, unë jam me pushime dhe nuk po bisedoj me ndonjë klub tjetër, si dhe nuk kam folur me ndonjë gazetar. Unë kam një kontratë me FC Bayern deri në vitin 2016. Këshilltarët e mi mbajnë kontakte të rregullta me personat përgjegjës tek FC Bayern, ndaj s`ka arsye për spekullime" -shkruan sulmuesi shqiptar në faqen e tij në Facebook. 

 

Zërat për një largim të tij të mundshëm nga Bayern Munchen shpërthyen kur drejtori sportiv i FB Bayern, Matthias Sammer tha se Shaqiri është një lojëtar i rëndësishëm për të ardhmen e klubit dhe kur Shaqiri u përgjigj me një status në Facebook, duke thënë se ai jetonte në të tashmen dhe jo të ardhmen. Ky status u duk si një përgjigje ndaj deklaratës së Sammer.