• |
ide | kryesore

Mediat angleze: Shaqiri është blerë nga Liverpool

Arkiva, Sport
Xherdan-Shaqiri-Bayern-Munich.jpg



Xherdan Shaqiri do të jetë lojëtar i Liverpool. Disa media angleze njoftojnë se marrëveshja është arritur mes klubit anlgez dhe Bayern M. për të paguar 17 milionë paund për shërbimet e shqiptarit. CaughtOffside shkruan se Liverpool ka rënë dakord edhe për termat personalë të kontratës me Shaqirin dhe pritet tashmë vetëm zyrtarizimi i kësaj blerje. Sipas të njëjtit portal, dëshira e Shaqirit ka qenë që të qëndronte tek Bayern M. Por pas një takimi me Pep Guardiolën, duket se ai nuk ka marrë garancinë për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Shaqiri mohoi pak ditë më parë zërat për largimin e tij, duke thënë se ai kishte një kontratë më Bayern M. deri në vitin 2016. Bosi i Liverpool –it, Brendan Rodgers e ka ndjekur Shaqirin prej muajsh dhe ka shprehur dëshirën për ta patur në skuadrën e parë.