• |
ide | kryesore

Kantina UKA, from farm to table

Arkiva, Stil
uka2.jpg



Kush e njeh apo e ka dëgjuar emrin e profesor Rexhep Ukës, nuk mund të mos e lidhë atë me tokën. Njeriu që i është përkushtuar gjithë jetën bujqësisë, ministër i parë i saj në Shqipërinë post komuniste dhe pedagog i palodhur në Institutin Bujqësor, tashmë ka edhe diçka të re për të na treguar dhe për t'ia lënë kohës si dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të tij.

Ferma e tij e mirënjohur në Laknas është pasuruar me një koncept të ri, atë që njihet si "from farm to table", ose e perfirazuar, gjithçka nga toka në tryezë. Një hapësirë ku prodhohen perime, zarzavate, fruta, drithëra e plot produkte të tjera, një kantinë që nxjerr një nga verërat më të mira në rajon dhe mbi të gjitha disa njerëz të dashur dhe të marrosur njëkohësisht nga dashuria për natyrën, ofrojnë ushqimet më ekskluzive made in Albania ose më mirë, made in Uka.

Profesor Rexhepi, me duart e plasaritura nga puna dhe sytë e skuqur nga leximi, ka shumë gjëra në jetë me të cilat mund të krenohet. Kantina Uka, është njëra prej tyre, më e fundit dhe më e veçanta. I njohur për rrethin e madh të miqve dhe shokëve,  në Kantinën Uka vetëm gjallëria nuk mungon.

Gjithkush ka mundësinë të zgjedhë prodhimet e shëndetshme të rritura me dashuri dhe t'i shijojë ato pas një gatimi special. Një shërbim me tre yje, siç janë edhe djemtë e profesor Rexhepit, Bori, Arbëri dhe Flori, të cilët e kanë shndërruar fermën në një shtëpi të madhe që i mirëpret të gjithë.