• |
ide | kryesore

Largoje etjen me pije “Light”

Arkiva, Stil
C_4_articolo_2058755_upiImagepp.jpg



Pijet (e gabuara) mund t’ju shëndoshin, pasi ato janë të ngarkuara me sheqerna të përpunuar. Nëse, për arsye fiziologjike apo thjesht për shije, uji nuk është i mjaftueshëm për të shuar etjen tuaj, ju mund të zgjidhni pije të shëndetshme, të cilat nuk ndikojnë në siluetën tuaj.

Jo pije me sheqer të gazuara.
Ideja që flluskat e gazit shuajnë etjen që është një mit. Në momentin e parë e shuajnë atë, por pas pak minutash etja rikthehet më fort bashkë me dëshirën për më shumë sheqer. Në fakt, sheqeri thërret sheqer dhe pijet e ëmbla nuk bëjnë përjashtim. Rezultati i këtij cikli vicioz është të fitosh peshë (pa e ditur përse), barku i fryrë, prishje e dhëmbëve dhe të lëkurës që humbet shkëlqimin. Panorama është akoma më e keqe nëse në pije janë shtuar ngjyra artificiale. Problemi nuk është aq shumë tek dioksidi i karbonit i shtuar, që shkakton fryrje dhe gromësira momentale, por tek sasia e madhe e sheqerit ( të rafinuar) të përfshira në këto pije.

Një lëng kastraveci i kaluar në blender, për të shpëtuar nga mbajtja e ujit në trup.

92% e kastravecit përbëhet nga uji, vetë ai është një miks substancash me përbërje shumë ushqyese dhe hidratuese për trupin, ndër të cilat, betacaroten, vitaminë B6 dhe magnez. Përmban ndër të tjera një substancë të quajtuar citrulina, e cila lufton hipertensionin dhe ndihmon ata që fuanjne nga vështirësitë kardiovaskulare. Një thënie e kohëve të fundit, nga studiuesit e ushqimeve është, një katravec në ditë, largon mjekun dhe ju shpëton paratë nga trajtimet estetike.

Kafe e ftohtë, mjaft të jetë e hidhur!

E konsumuar brenda limiteve të lejuara. Kafeja është mjaft e mirë për shëndetin mendor dhe të trupit tuaj. Kafeina stimulon në fakt kthjelltësinë intelektuale, reagon si një substancë anti-dhimbje, (kafeja e gjatë dhe e hidhur është një zgjidhje ideale kundër dhimbjeve të kokës dhe muskujve) dhe është e mbushur me antioksidantë. Kafeja e ftohtë, është më së miri një pije verore tonifikuese. Për fat të keq ama, shpesh ëmbëlsohet nga ata që e konsumojnë pasi mendohet se sheqeri ndihmon për të formuar shkumën karakteristike në sipërfaqe. Në fakt nuk ka nevojë për sheqer, me një përzierës elektrik cilësor, shumë akull dhe një përzierje të fortë, shkuma realizohet sërish, pa qënë nevoja të ketë rreziqe për linjën tuaj trupore. Nëse ju nuk e pini dot kafenë të hidhur, është e mundur të shtoni një lugë ëmbëlsues pa sheqer drejt e në përzierësin tuaj elektrik.