• |
ide | kryesore

Agon Mehmeti, një gol kujtesë për De Biazin

Arkiva, Sport
agon-mehmeti2.jpg



Agon Mehmeti ka rilindur teskuadra e Malmos. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoinjë dygolsh këtëfundjavë, duke ndihmuar ekipin suedez të fitonte në kampionat 5-2 kundër Flakenbergs. Mehmeti nuk shënonte prej 7 muajsh, pasi për herë të fundit kishte shënuar në 12 janar me Olahensen në Portugali. Mehmeti u rikthye këtë verë teskuadra e Malmos, aty ku edhe është formuar si futbollist. Ai është në pronësi të klubit të Palermos dhe është i huazuar te skuadra suedeze. Malmo ishte duke humbur deri në minutën e 24-t, pasi kishte pësuar gol në minutën e 13-të, por sulmuesi shqiptar realizoi dy gola (24′ 38′) duke i hapur udhën suksesit të skuadrës së tij që shënoi më pas edhe tri herë të tjera. Mehmeti ka luajtur 3 ndeshje me përfaqësuesen kuqezi, por në total ka qenë vetëm 42 minuta në fushën e lojës, pa mundur që të lërë gjurmë. Gjithsesi, ai nuk ishte në formën e tij më të mirë gjatë periudhës që De Biasi i dha shansin. Megjithatë, Mehmeti mbetet një alternativë për sulmin në të ardhmen, sepse është vetëm 24 vjeç. Aq më tepër që për ndeshjen e vjeshtës kombëtarja shqiptare rrezikon të mbetet me shume pak sulmues.