• |
ide | kryesore

Shkatërrohet ura e Zvërnecit, në ishull vetëm me varka

I pakategorizuar
ura e zvernecit.jpg



Ura e drunjtë e Zvërnecit, që ka një gjatësi prej 270 metrash, është prishur. Në të vetmin shteg tokësor që të çon në ishullin ku gjendet manastiri bizantin i shekullit 13 – 14 është e pamundur të kalosh. Ministria e Kulturës njoftoi se ajo është dëmtuar në masën 70 %. Siç shihet edhe nga fotot, ajo është epuar në disa pjesë. 

 

Ura është nën administrimin e Kishës Ortodokse Autoqefale, e cila administron edhe Manastirin e Zvërnecit, i cili është një atraksion turisitik në çdo kohë. Por gjatë verës, numri i vizitorëve është gjithnjë i lartë. Prishja e saj, si pasojë e amortizimit të saj, për fatin e keq ndodh në pikun e sezonit turistik. Aq më tepër, në prag të festës së Shën Mërisë, që daton më 15 gusht dhe kur pritet të ketë një fluks besimtarësh. Për këtë ditë, Ministria e Kulturës ka propozuar kalimin e besimtarëve me varka. Ministria njofton se nga ana e Kishës Autoqefale është paraqitur një projekt për një urë me këmbë betoni. Por ky projekt nuk është miratuar ende dhe as nuk dihet se kur do të aprovohet e më pas të zbatohet, pasi siç thotë Ministria, fillimisht do të duhet të kalojë fazat proceduriale.