• |
ide | kryesore

Shfaqet një tjetër xhihadist nga Kosova: Do të kthehem me koka të prera nga Siria

I pakategorizuar
xhihadisti.jpg



Një tjetër xhihadist nga Kosova shfaqet në internet duke bërë thirrje për luftën e shtenjtë. Në një video të publikuar në kanalin Syriatube.net, xhihadisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, shfaqet fillimisht duke kënduar në arabisht, e më pas nis e bën thirrje për të luftuar në emër të allahut (min 1:30 në videon e mëposhtme).

Me mjekërr të gjatë, ashtu si xhihadisti Lavdrim Muhaxherri që tronditi mbarë shqiptaët me fotot që postoi teksa priste kokën e një 19 -vjeçari irakian, edhe xhihadisti tjetër, që duket thuajse në të njëjtën moshë me  Muhaxherin, betohet se do të kthehet në Kosovë me koka të prera (min 3:25).

“Kem’ me ardh me koka t’preme, me thika” -thotë ai teksa mban në dorë një radio të ngjashme me ato që përdorin forcat e sigurisë.  

Në video ai shfaqet në prani të disa personave të tjerë. Siç dëgjohet nga biseda, të paktën njëri prej tyre është gjithashtu shqiptar.  Xhihadisti thotë se kjo është gjenerata e artë që do t’i zhdukë “të pafetë” nga faqja e dheut dhe do të lartësojë emrin e Allahut. 

Pas shfaqjes së fotove të Lavdrim Muhaxherit, autoritetet në Kosovë kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ekstremizmit në vend. Presidentja Jahjaga mblodhi edhe krerët e institucioneve të sigurisë. Mediat vendase fjasin për celula që veprojnë në Kosovë dhe që rekrutojnë “xhihadistë”, por deri tani nga autoritetet nuk është kryer ndonjë arrestim. Në Siri luftojnë prej muajsh edhe shtetas shqiptarë. Disa prej tyre raportohet të jenë vrarë. Policia shqiptare, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda arrestuan imamët e xhamive të Unazës së Re dhe xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa e Genci Balla, (poshtë në foto) dhe 7 persona të tjerë pasi rekrutonin besimtarë për t’i dërguar në luftë, në Siri. Të dhëna jozyrtare flasin se të paktën 80 shtetas shqiptarë janë dërguar në këtë vend.