• |
ide | kryesore

Ancelotti: Di Maria? Nuk flas për merkato

Arkiva, Sport
di maria.jpg



Shtohen emocionet në prag të Superkupës së Spanjës ku Real Madrid do të presë Atletico Madrid. Në konferencën për shtyp, trajneri i “merengues” Carlo Ancelotti ka treguar edhe një herë tjetër besimin që ka për Iker Casillas. “Iker do të jetë titular. Po stërvitet mirë dhe ka besimin e të gjithëve – tha Ancelotti. Por kur pyetet për largimin e Di Maria, ai ndryshon menjëherë tonin e bisedës. “Di Maria është në dispozicion të skuadrës ashtu si të gjithë shokët e tij. Ndoshta nesër ose të premten do të përdoret kunder Atletico-s. Zërat në merkato për ta larguar? Preferoj të mos flas për këtë argument sepse rrezikojmë të shpërqëndrohemi. Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe çfarë ka vendosur Di Maria. Për mua ai është i gatshëm të luajë dhe të bëhet i dobishëm. Pastaj do të shohim bashkë se çfarë do të ndodhë deri më 31 gusht. – tha Ancelotti”.

Rikthehet derbi i Madridit

Rikthehet derbi i Madridit por këtë herë nuk është në lojë “Champions” por shumë më pak, Superkupa e Spanjës. Ky trofe vë përballë kundërshtarët më të fortë të kampionatit të fundit si edhe të Champions League.  Carlo Ancelotti e thotë shkurt dhe qartë: “Këtë vit kam një skuadër më të fortë por për të fituar duhet sakrifikuar shumë”.