• |
ide | kryesore

Balo tek Liverpool, më shumë para nëse sillet mirë

Arkiva, Sport
balo.jpg



Liverpool ka shtuar disa nene në kontratën me Balotellin në mënyrë që ai të sillet mirë. “Sa më mirë të sillesh, aq më shumë do të fitosh”. Kështu përkthehet pak a shumë marrëveshja me “The reds”. Pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Milanit dhe Liverpool dhe pas shtrëngimit të dorës mes Raiolës dhe Rodgers tashmë ka nisur aventura e SuperMarios në Angli. Kjo është eksperienca e dytë e tij në “ishull” pas eksperiencës me Manchester City.

“Daily Mail” zbuloi se në kontratën me lojtarin, klubi ka shënuar se ai do të fitojë edhe 90 mijë stërlina në javë nëse “do të bëhet një djalë i mirë”. Nëse nuk do të ketë probleme, kontrata me Balotellin do të zgjatet automatikisht edhe një vit pas 3 viteve që tashmë është rënë dakord. Sjellja është shumë e rëndësishme për mua – ka thënë tekniku i Liverpool. Nëse e them diçka nuk e tërheq më – ka shtuar ai.