• |
ide | kryesore

Roberto Cavalli i shkruan Çiljetës: Më telefono

Arkiva, Paparazzi
cili.jpg



Që Çiljetës mund t’i kenë kërkuar shumë meshkuj që t’u telefonojë apo që ajo t’u japë numrin e telefonit, kjo nuk është ndonjë çudi. Bukuroshja shqiptare i ka jo të paktë fansat. Por që numrin e telefonit do t’ia kërkonte edhe një prej emrave më të njohur të botës së modës, Roberto Cavalli, ndoshta nuk e ka menduar kurrë. Në profilin e saj në Instagram, ku kishte postuar një foto me të djalin, Cavalli i shkruan: Më telefono. Çiljeta dhe Roberto Cavalli nuk njihen personalisht. Të paktën këtë lë të kuptohet vetë ajo. Por është e sigurtë se Çiljeta do t’i telefonojë, siç konfirmon revista Anabel. Duket se Cavalli-n e tërheqin bukuroshet shqiptare. Pak kohë më parë, në jahtin e tij është parë edhe Bleona Qerreti.