• |
ide | kryesore

Shaqiri: Doja të ikja nga Bayern, por …

Arkiva, Sport
shaqiri juve.jpg



Xherdan Shaqiri, objektivi i kësaj vere për Juventus dhe Inter i ka mbyllur të gjitha rrugët e tij për tu larguar nga Bayern Munich. Në një intervistë për “Sky Germany” ai ka thënë qartë dhe prerë. “Doja të ikja nga Bayern për t’i dhënë vetes mundësinë që të luaja më shumë por klubi dëshiroi që unë të qëndroja këtu. Kështu që, do të vazhdoj të bëj më të mirën time për këtë bluzë”.

Shaqiri ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga bavarezët por mesa duket ka marrë garanci se do të luajë më shumë dhe Guardiola do ta aktivizojë më shpesh.