• |
ide | kryesore

Selfie policësh, në sfond një qytetar që hidhet nga ura

Arkiva, Pikante
10643355_10152686327944100_1775891914_n.jpg



Seflie është moda e fundit e të bërit fotografi, që po tërheq botën mbarë. Këtu nuk bëjnë përjashtim as policët, por atyre duket se nuk u ecën, siç ka ndodhur me dy prej tyre në Stamboll. Ata kanë zgjedhur momentin më të papërshtatshëm për selfie. Fotoja e mësipërme është marrë në urën e Bosforit, pak minuta para se një qytetar të hidhej prej saj. Ajo tregon dy policë që po bëjnë një fotografi së bashku pak momente para se viktima të hidhej ng aura. Dy policët vendosën të fotografoheshin, ndërsa forca të tjera të policisë së Stambollit po përpiqeshin të negocionin me viktimën. Pas tre orësh dramatike, në majë të urës, viktima një 35 vjeçar u hodh në det. Ai u gjet i gjallë nga forcat e shpëtimit, por vdiq rrugës për në spital. Kjo ishte përpjekja e tretë për vetëvrasje e të riut turk. Nga ana tjetër, zyrtarët e policisë së shtetit në Stamboll kanë nisur një hetim mbi oficerët që ishin të zënë duke bërë “selfie” në vendngjarje, ndërsa tek qytetarët kjo foto ka shkaktuar zemërim të madh.