• |
ide | kryesore

Trajneri i serbëve injoron shqiptarët

Arkiva, Sport
serbi.jpg



Trajneri i kombëtares serbe të futbollit, Dirk Advocaat i hedhur “benzinë zjarrit” përpara sfidës me Kombëtaren Shqiptare e vlefshme për eleminatoret e europianit “Francë 2016″. Në një deklaratë të bërë të hënën Dirk Advocaat është shprehur se nuk e llogarit Shqipërinë përballë ekipeve pretendente për të synuar finalet e kompeticionit në fjalë.

“Grupi dhe fundi i tij për mua është i qartë. Kryeson Portugalia, jemi ne dhe më pas Danimarka me Armeninë. Për mua Shqipëria e fundit” –  është shprehur tekniku holandez duke nxitur reagimet e tifozave shqiptarë.