• |
ide | kryesore

Zbulohet dinosauri më i madh që ka jetuar ndonjëherë

Arkiva, Stil
dinosaur.jpg



Përmasa që të fusin të dridhurat. 26 metra i lartë me peshë 65 ton. Një qënie e madhe sa një pallat që ka jetuar të paktën 77 milion vjet më parë. Janë gjetur në Argjentinë pothuajse të gjitha kockat e dinosaurit më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për një specie të re dhe mjaft masive. Deri në këto moment është gjetur vetëm 70% e skeletit dhe për herë të parë shkencëtarët mund të matin me saktësi përmasat e kësaj krijese gjigande. “Dreadnoughtus schrani” ky është emri i tij dhe ka qenë i gjatë plot 26 metra ndërsa peshonte paktën 65 ton. Zbulimi i publikuar në “Scientific Reports” është vepër e një grupi ndërkombëtar kërkuesish që koordinohet nga Kenneth Lacovara i Univeristetit “Drexel” të Philadelphia-s në Pensivani. Ky dinosaur i ri i zbuluar i përkiste një grupi dinosaurësh të mëdhenj, ngrënës të bimëve dhe që njihenme emrin “titanosaur”. “Ishte jashtëzakonisht i madh. Peshonte sa një duzinë apo me shumë me elefantë – tha Lacovara. E bukura është se skeleti tregon se kur ky dinosaur ka ngordhur nuk ka qenë rritur plotesisht…(www.lapsi.al)