• |
ide | kryesore

Shqipëria mposht Portugalinë. Faleminderit Bekim Balaj

Arkiva, Sport
balaj.jpg



Kombëtarja shqiptare i ka befasuar të gjithë me një fitore historike në Portugali, duke mposhtur 1 me 0 një nga ekipet  më të forta të botës. Shqipëria e ka nisur kështu me një 3 pikësh të madh ëndrrën e saj për t’u kualifikuar në Euro 2016.

Në minutën e 53, Bekim Balaj shënoi një gol për manual duke goditur me kthesë në ajqr një top të harkuar nga Roshi. Me një lojë të kujdesshme dhe me Berishën në portë, kuqezinjtë ia dolën ta mbyllin me fitore ndeshjen duke ngritur në këmbë miliona shqiptarë dhe duke iu dhënë atyre një shpresë. Shqipëria mund t’ia dali. De Biasi mund të bëjë historinë.