• |
ide | kryesore

Europa kundër Google. Shtohen thirrjet për shkatërrimin e tij

Arkiva, Stil
google.jpg



Një zyrtar i lartë gjerman ka bërë thirrje që Google të shkatërrohet. Një ministër francez e quajti kompaninë një rrezik serioz për sovreanitetin e vendit të tij. Në fakt Google është vënë në shënjestër në të gjithë Europën, duke reflektuar dhe një herë vështirësitë në rritje për kompanitë teknologjike amerikane. Google (Foto: Shërbimi Google’s Street View duke survejuar Amsterdamin. Disa vende europiane e kanë gjobitur.), me të drejtë ose jo, është kthyer në sfungjerin që thith kritikat më të shumta për një qeveri amerikane që ndërhyn në punët e të tjerëve dhe shqetësimet për një dominim të pabarabartë të teknologjisë amerikane. Të hënën, gjërat morën edhe më shumë për të keq. Regullatorët e kanë detyruar kompaninë të japë edhe më shumë në një marrëveshje të mëparshme antitrust, duke i kërkuar kompanisë të bëjë ndryshime të mëtejshme në sekretin e saj të artë, algoritmin e kërkimit.  

Fillimisht në shkurt, kompanisë iu kërkua të bënte modifikime në formulën e kërkimit në web dhe ajo pranoi për të shmangur gjobën. Por me kërkesat në shtim, marrëveshja rrezikon të prishet. Nëse Google nuk pranon të bëjë ndryshimet e kërkuara, regullatorët mund ta hedhin në gjyq, gjë që do të çonte në gjoba miliarda dollarëshe dhe ndryshime thelbësore në mënyrën se si Google funksionon.

Por, ky sulm në Europë shkon përtej Google. Taksistët në Londër dhe Madrid kanë demostruar kundër Uber, një kompani amerikane që ka krijuar një rrjet përmes të cilit kushdo që ka nevojë për taksi mund ta thërrasë atë nga celulari në vetëm pak minuta. Kompania u ndalua të operojë në Gjermani vetëm pak kohë më parë. Apple dhe Amazon po hetohen mbi politikat e tyre të taksave, ndërkohë që regullatorët i janë vënë seriozisht dhe Facebook-ut për blerjen e WhatsApp-it.

Gjithësesi, Google është ajo që merr pjesën më të madhe të presionit. Akuzat janë se Google po shfrytëzon në mënyrë të padrejtë pozitën e saj dominante për të orientuar konsumatorët drejt bizneseve të tjera të saj si You Tube, Google Play app, etj.

Një gjykatë Europiane vendosi këtë vit që kërkuesit në web t’i krijojnë mundësinë publikut të ketë më shumë kontroll dhe vendimmarrje kur linqet me informacionet e tyre personale përdoren. Shërbimi Google Street View është gjobitur në Francë, Itali dhe Gjermani.

“Ne kemi frikë nga Google,” shkroi Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i Axel Springer, një gjigand gjerman i publikimeve, në një letër të hapur për Eric Schmidt, Drejtorin Ekzekutiv të Google. “Më duhet ta them këtë shumë pastër dhe sinqerisht, sepse janë të paktë kolegët e mi që do ta bënin këtë publikisht.”
Influenca e  Döpfner, që ka organizuar një grup botuesisht kundër Google, është rritur ndjeshëm pasi ai luajti një rol kyç në fitoren e Jean-Claude Juncker si kreu i Komisionit Europian.

Google nga ana e saj, ndërsa negocion me regullatorët europianë, po përdor dhe taktika të tjera të njohura. Që nga viti 2010, kompania ka trefishuar buxhetin për lobing në Bruksel në 2 milionë dollarë në vit, ka punësuar politikanë, si dhe ka kontraktuar të paktën 4 firma lobuese të jashtme për të mbështetur stafin e saj të përbërë nga 7 lobistë të regjistruar.  

Gjërat kanë ndryshuar shumë qëkurse Google u krijua në fund të viteve ’90. Tani kompania po has me sulme në të gjithë botën. Vitin e kaluar qeveria kineze ndaloi përdorimin e Google në Kinë dhe zyrat dhe automjetet e saj u sulmuan.

“Ata nuk shihen më si të pafajshëm,”thotë Thomas Tindemans, drejtor ekzekutiv i Hill & Knowlton Strategies në Bruksel.

Në Europë, perceptimi për dominimin e Google ka ndryshuar gradualisht. Kompania kontrollon 2/3 e tregut amerikan të kërkimeve, ndërsa në Europë 90% të tij, me përjashtim të Rusisë. Zemërimi mbi mbledhjen e të dhënave nga qeveria amerikane i ka amplifikuar më tej shqetësimet.

“Njerëzit tërhiqen nga lehtësia dhe komforti që shërbimet e Google ofrojnë,” thotë Jérémie Zimmerman, bashkë themelues i grupit aktivist francez La Quadrature du Net,”por shton se ish kontraktori i N.S.A. Edward J. Snowden në rrëfimet e tij ka zbuluar se Google ishte pjesë e një “thyerje masive të të dhënave dhe sovranitetit tonë.”

Nga ana e saj Google ka mohuar se është pjesë, apo bashkëpunuese në spiunime dhe tha se po merr të gjitha masat që t’ua vështirësojë sa më shumë agjensive të spiunazhit që të ndërhyjnë në sistemet e saj. 

Një tjetër front në të cilin regullatorët po e hetojnë Google ka të bëjë më sistemin Android të operimit të celularëve dhe pajisjeve të tjera. Ata po hetojnë ankesa të shumta nga konkurrentë si Aptoide, një app store portugez që thotë se rezultatet e kërkimeve në Google favorizojnë Google app store. Ankesa të ngjashme janë drejtuar dhe nga një kompani telefonike dhe një librari fotosh elektronike.

Një tjetër iniciativë është rishikimi i legjislacionit europian për privacinë dixhitale. Kjo iniciativë përfshim më shumë se 4000 amendime, një rekord ky për këtë lloj legjislacioni. Propozimet kryesore përcaktojnë mënyrën se si kompani si Google përdorin të dhënat personale dhe se ata duhet të konsultohen më zyrtarët europianë më parë.