• |
ide | kryesore

De Biazi bën agjentin turistik: Italianë vizitoni Shqipërinë

Arkiva, Sport
de-biasi3.jpg



Fitorja e të kuqve në ndeshjen kundër Portugalisë i ka dhënë më shumë vizibilitet në në vendin e tij teknikut italian Xhani De Biazi. Ai këto ditë pyetet dhe jep intervista ngado. Dhe përpos një analize teknike të kombëtares shqiptare, De Biazi është krhyer papritmas dhe në një propagandues të Shqipërisë turistike. një agjent për të ftuar italianët në vendin tonë. Ai ka theksuar për mediat italiane se mjafton ti hipësh avionit dhe për një orë e njëzet minuta gjendesh në Tiranë ku gjen "një popull që dëshiron të jetojë" ka thënë ai. Dhe më pas i ka ftuar italianët, sidomos ata të moshës së tretë të vizitojnë domosdoshmërisht Shqipërinë: "Në Shqipëri një pensionist italian do të jetonte shumë mirë. Peshk dhe verë për vetëm 20 euro, për një taksi në qendër mjaftojnë 3 euro. Por, fatkeqësisht aty qëndroj pak. Vetëm 4 futbollistë luajnë në kampionatin vendas, që po rritet dita ditës. Aty luajnë serbë, kroatë dhe brazilianë. Kam një aparat Digitalb dhe aty shoh të gjitha ndeshjet, edhe pse në ndeshjen Tirana-Flamurtari u dëfreva në stadium”. Më tej ka vazhduar: Shqiptarët janë njerëz të mirë, të dashur. Ndihem shumë mirë në Shqipëri”, ka thënë trajneri italian në një intervistë për “Corriere dello Sport".