• |
ide | kryesore

Zbulohet sekreti: Stonehenge ka qenë kasaphanë

Arkiva, Stil
stonehenge11.jpg



Arkeologët mendojnë se kanë zbuluar funksionin e monumentit 5 000 -vjeçar të Stonehenge në Wiltshire të Anglisë. Nëpërmjet një skanimi tre dimensional të nëntokës në zonën e Salisbury Plain, arkeologët kanë zbuluar se gurët gjigandë në të shkuarën kanë qenë pjesë e një strukture të madhe të shenjtë ku kryheshin rituale të frikshme flijimesh edhe mbi të vdekurit.

U deshën katër vjet studime dhe skanime të imtësishme nëpërmjet një teknologjie shumë të avancuar që arkeologët të zbulonin nën tokë mbetjet e mbi 17 strukturave të drurit dhe gurit që ndërlidheshin me Stonehenge. Të 17 strukturat mendohet të jenë pjesë e një monumenti shumë të madh që konsiderohej si një vend i shenjtë ku viktimave u shkëputej mishi nga kockat.

E gjithë shtesa e gurëve dhe drurit besohet t’i jetë bashkëngjitur monumentit Stone Henge në shekullin e 24 para Krishtit. Vincent Gaffney nga Universiteti i Birmingamit tha në një intervistë për mediat britanike se shkencëtarët kanë vite të tëra që përpiqen të zbulojnë origjinën dhe të mësojnë nëse Stone Henge ka qenë pjesë e një monumenti akoma më të madh që fatkeqësisht është zhdukur.

Harta e re tre dimensionale që mbulon një zonë prej 12 km2 tregoi pikërisht që Stonehenge është një copëz e vogël e një monumenti të lashtë, por edhe të frikshëm. Skanimi i zonës u bë me disa instrumentë dhe teknika speciale nëpërmjet një radari nëntokësor dhe një skaneri tridimensional. /lapsi.al/