• |
ide | kryesore

Aksidenton tek “Brryli” makinën 80 mijë $ (Foto)

Arkiva, Stil
aksidenti.jpg



Nuk pati të lënduar në njerëz dhe ky është një lajm i mirë. Lajmi i keq është që dëmi nga përplasja me shtyllën do t’I kushtojë pak pronarit. Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës në zonën e njohur si “Brryli”  në Tiranë. Burime në vendngjarje i thanë lapsi.al se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi I sinjalistikës rrugore. Autori i kësaj makine Nissan GT-R 2009 me targa angleze u tha policëve se kishte dashur të shmangte përplasjen me një makinë tjetër që hyri me shpejtësi dhe me semafor të kuq dhe në përpjekje për të devijuar është përpalsur me trafikndarësen dhe shtyllën. Nga një kërkim i thjeshë në internet shohim se ky model shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paktën 80 mijë $./lapsi.al/