• |
ide | kryesore

Emina Cunmulaj, propozim për martesë në ditën e lindjes

Arkiva, Paparazzi
emine.jpg



Me këtë foto, modelja shqiptare e lindur në Malin e Zi, Emina Cunmulaj, lajmëroi se ajo kishte pranuar të martohet me të dashurin e saj, multi -milionerin Sam Nazarian. Në Instagramin e saj, ku publikoi lajmin, Emina shkruan: “Kjo është dhurata më e bukur e ditëlindjes që një vajzë mund të ëndërrojë. Ai më propozoi dhe unë i thashë PO. E lidhur me dashurinë e jetës sime”. Dhe propozimi që vjen në 30 -vjetorin e lindjes nuk ka qenë vetëm me fjalë. Për rastin ajo ka marrë edhe një unazë diamanti, që ajo e ka vënë menjëherë, siç duket edhe në foto. Emina Cunmulaj dhe biznesmeni iraniano -amerikan janë të lidhur prej 4 vjetësh. Sam Nazrian është themelues i rrjetit të hoteleve dhe restoranteve SBE. Gazeta Los Angeles Times e shpalli si një prej 100 personave më të pushtetshëm të Kalifornisë.