• |
ide | kryesore

Inter +7 ndaj Sassuolos, ja golat (video)

Arkiva, Sport
inter.jpg



Inter dhuron spektakël në “San Siro”. Skuadra i Mazzarit ka bërë debutimin sezonal para tifozerisë së saj teksa ka shpartalluar 7-0 Sassuolon në një ndeshje spektakolare. Që në startin e takimit u duk se Interi do të dominonte këtë takim. Djemtë e Mazzarit kanë gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 4 me Mauro Icardin. Në të 22-ën Kovaçiç dyfishoi rezultatin, ndërsa pjesën e parë e mbyllën goli tjetër i Icardit në minutën e 30 dhe goli i Osvaldos në të 43-ën. 4-0, dhe Interi fluturon. Në pjesën e dytë spektaki bëhet edhe më i bukur. Icardi dhe Osvaldo kanë shënuar sërish, ndërsa gjurmë në këtë fitore la edhe Fredy Guarin duke vulosur përfundimisht shifrat në 7-0. Interi ka tashmë 4 pikë në tabelën e renditjes së Seria A.

Në ndeshjet e tjera, Sampdoria fitoi 2-0 ndaj Torinos, takim ky i luajtur në 12:30. Atalanta fitoi 1-2 në fushën e Cagliarit, Fiorentina barazon pa gola me Genoan, Lazio mundi 3-0 Cezenën dhe Napoli surprizohet në shtëpi nga Chievo duke u mundur 0-1.

Në mbrëmje luhet takimi i fundit i javës së dytë, ai mes Parmës dhe Milanit.