• |
ide | kryesore

Milan, supergol i Menez, supergafë e Lopez (video)

Arkiva, Sport
milaniii.jpg



Ndeshja e mbrëmjes në Seria A mes Parmës dhe Milanit ka sjellë spektakël dhe gola pa fund. Kuqezinjtë kanë fituar 4-5 duke treguar se është një ekip pretendent për titull pasi në dy javë ka marrë dy fitore. Ai që hap serinë e golave ishte Bonaventura. Parma reagon me Kasanon dhe barazon rezultatin. Në minutën e 38-të, Honda kalon Milanin sërish në avantazh, dhe në të 44, Menez shënon edhe golin e 3-të. Në shifrat 1-3 mbyllet pjesa e parë. Me fillimin e të dytës, Parma ngushton diferencat me Felipe. Pas golit të Parmës, ndeshja u bë edhe më interesante. Bonera le Milanin me 10 lojtarë pasi del me karton të kuq. Pavarësisht disavantazhit numerik, Milani realizon edhe golin e katërt me De Jong. Parma reagon sërish me Lukarelin duke çuar rezultatin në 3-4. Për të vulosur takimin e sotëm ishte sërish francezi, Menez i cili realizon një supergol. Në minutën e 90, De Shiljo rezlizon autogol në portën e tij, pas gazes se Diego Lopez por që nuk ndryshon rezultatin, dhe vulos takimin në shifrat 4-5.

Me fitoren e arritur Milani ndjek hapin e Romës dhe Juventusit, duke u konfirmuar si një ekip me pretendime./www.lapsi.al/