• |
ide | kryesore

Miley Cyrus rrezikon burgun, fshiu b… me flamurin meksikan

Arkiva, Paparazzi
miley meksikane2.jpg


Gjatë koncertit të mbajtur të martën në “Arena Monterrey” në Meksikë popsar-i Miley Cyrus ka lejuar që një nga balerinët ta qëllonte nga prapa me flamurin meksikan.

Ajo që e bën më të rëndë këtë akt është çështja se po të martën, më 16 shtator Meksika feston ditën e Pavarësisë.  

Ish-Hanna Montana tashmë rrezikon një gjobë prej 1200 dollarësh dhe ndoshta 36 orë heqje lirie, dënim i parashikuar për ata që përdhosin flamurin meksikan.   

Ministri i brendshëm i Meksikës ka nisur një hetim për këtë çështje mbi sjelljen e artistes. Ky është një tjetër rëndim për të pas refuzmit të Republikës Domenikane për të lejuar koncertët e saj për shkak të sjelljes së pahijshme.