• |
ide | kryesore

Bayern, fillon mëria me Guardiolën

Arkiva, Sport
Guardiola.jpg


Barazimi 0-0 ndaj Hamburgut duket se i ka bezdisur shumë tifozët e Bayernit. Reagimet e tyre në rrjetet sociale janë karakterizuar nga sulmi drejt trajnerit Pep Guardiola, i cili është “akuzuar” si një njeri që ka shkatërruar pikërisht ata që sapo janë shpallur kampionë bote. Një nga argumentet më të përmendura ishte se tekniku spanjoll nuk i lejon lojtarët të luajnë në pozicionet e tyre natyrale, pa harruar edhe faktin se Pep e tepron me rotacionin në Bundesligë duke u munduar të futë stilin e lojës që përdorte te Barcelona.