• |
ide | kryesore

FSHF: Çmimet e biletave kundër Danimarkës në “Elbasan Arena”

Arkiva, Sport
biletat.jpg


Federata Shqiptare e Futbollit publikoi për të gjithë tifozët që duan të njekin Kombëtaren nga stadiumi mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë. Takimi do të zhvillohet më 11 tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”. Këtë mbrëmje do të bëhet edhe inaugurimi i stadiumit. Sipas Federatës, shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë. Të gjithë të interesuarit do të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

Çmimet e biletave do të jenë si më poshtë:

Tribuna A2+A3 -10000 leke

Tribuna B3 – 10000 leke

Tribuna B2+B4 – 8000 leke

Tribuna A1+A4 – 8000 leke

Tribuna B1+B5 – 6000 leke

Tribuna E – 3000 leke

Tribuna D+F – 2000 leke

Tribuna G1+G3+C1+C3 – 1500 leke

Tribuna G2 + C2 – 1000 leke