• |
ide | kryesore

Sërish Ibra! Këtij as nuk i flitet…

Arkiva, Sport
ibra.jpg


Ibrahimoviç njihet si lojëtar nevrik. Dhe nervozizmin nuk e shpreh vetëm në fushën e lojës. Veçanërisht kur skuadra e tij nuk fiton, gjithkush që ka të bëjë me të, i duket i padurueshëm. Kështu ndodhi edhe me një gazetar që e pyet se çfarë nuk shkoi në fushën e lojës pas barazimit të PSG me Lionin. Ai duket se nuk e kupton pyetjen dhe i përgjigjet: “Unë të flas për problemet në fushë dhe ti vazhdo me ato jashtë fushe…” dhe më pas largohet gjithë inat. Pak ditë më parë Ibra zuri faqet e para të mediave për shkak të sjelljes ndaj një lojëtari kundështar, të cilin e pa çuditshëm në fushë vetëm pse ai e preku.