• |
ide | kryesore

Tata Martino lë sërish Tevezin jashtë, por nuk e përjashton

Arkiva, Sport
tevez_5487.jpg


Carlos Tevez, njeriu me biberon në gojë (Foto pas golit kundër Milanit), që i dha fitoren Juves ndaj Milanit fundjavën që shkoi, dhe që gjithashtu shënoi dy gola në ligën e kampioneve po vazhdon të mungojë te skuadra e tij përfaqësuese, Argjentina. Tevez nuk është ftuar as kësaj here nga tekniku i ri i argjentinasve, Gerardo Martino.

Anëtari i Juventusit që nga viti 2011 ai, nuk ftohet në përfaqësuese, pamvarsisht  formës së jashtëzakonshme në Itali. Kështu zërat thonë se sulmuesi që luftohet nga Lionel Mesi mund të ketë edhe me Martinon fatin që pati me trajnerin Sabeja i cili e la jashtë finaleve të botërorit.  Por, selektori Gerrdo Martino ka thënë se nuk ka asgjë personale me sulmuesin e Juventusit.

"Kur kam ardhur këtu, më kanë kam pyetur nëse kam pasur ndonjë problem me ndonjë lojtar dhe u kam thënë jo. Pra, unë do të marr parasysh të gjithë," ka deklaruar Martinio për ESPN. "Unë nuk do të them nëse unë do ta thërras atë apo jo, por unë mund të them se ai është duke luajtur shumë mirë.", ka theksuar Martino. Të shohim….