• |
ide | kryesore

Kujdes në restorant kinez: noodles me opium

Arkiva, Stil
noodles1.jpg



Pronari i një restoranti kinez përziente noodles me opium, për t’u siguruar që klientët do të ktheheshin sërisht për të ngrënë në atë restorant. I zoti i restoranit, i quajtur me pseudonimin ‘Zhang’, i pranoi policisë se kishte blerë rreth 2 kg fara opiumi në muajin gusht për 60 paund, të cilat ai më pas i kishte bluar për t’ua shtuar në pjatën e porositur me noodles klientëve.

Veprimet e ‘Zhang’u zbuluan fare rastësisht pasi një nga klientët e restorantit ishte ndaluar në rrugë nga policia në një kotroll rutinë dhe kishte rezultuar pozitiv ndaj opiumit. Policia fillimisht nuk u kishte besuar pretendimeve të të ndaluarit se ai nuk kishte marrë kurrë drogë në jetën e tij dhe se dyshonte se në këtë mesele e kishte ngatërruar restorani i njohur për gatimin e noodles.  I ndaluari arriti më pas të bindte familjarët e tij të hanin të njejtën pjatë që kishte konsumuar dhe ai e më pas të testoheshin për drogë. Me t’u konfirmuar dyshimet e tij, ai i është drejtuar policisë me provat që kishte mbledhur, në bazë të të cilave policia filloi hetimet.