• |
ide | kryesore

Strati sërish në Guinnes. Bën portretin e Saramagos me 300 miljon tapa

Arkiva, Stil
strati.jpeg



Artisti nga Fieri Saimir Strati, ka thyer për të nëntën herë me radhë rekordin botëror me mozaikun e tij gjigant. 

Ai ka punuar me rreth 300 milionë tapa figurën e shkrimtarit portugez novelist, Jose Saramago. 
Strati tashmë është certifikuar nga juria e Guinnes për punën e realizuar i cili në një hapësirë prej 104 metrave katrorë ka shpenzuar 300 milionë tapa. Ky është mozaiku më i madh në botë i realizuar me tapa dhe për këtë punë është vlerësuar nga juria e Guinnes. 
Ai ka krijuar mozaikë të ndryshëm duke përdorur gozhda, tapa, gurë qelqi nga deti, lëvore të vezëve, kompakt disqe, kafe, fasule, brushat.