• |
ide | kryesore

10 laptopët më të mirë në botë

Arkiva, Stil
laptop.jpg

Laptopët po bëhen gjithnjë e më të përdorshëm, e madje po zëvendësojnë edhe kompjuterët e zyrave. Por para se të blini një të tillë duhet të dini se cilët janë më të mirët. 

Ekspertët e portalit FindTheBest në vijnë në ndihmë per këtë, me një renditje për 10 më të mirët.

 

10. Alienware M18x (kushton 1,999 $)

Ai është 18.4-inch dhe punon me  Windows 7. I shpejtë për punime grafike dhe lojëra. 

 

9.  HP Spectre XT TouchSmart 15-4010nr (1,399$)

Një ultrabook që ka performancë të shkëlqyer. Punon me një proçesor i7-Intel 3517U Single Core, me shpejtësi 3  gigahertz.

 

8. Apple MacBook Pro 15-Inch, Retina Display (i prodhuar në mesin e vitit 2012). Kushton 2,199 $

Sistem operimi OS X. 8GB RAM dhe një HardDrive hybrid që e bën më të shpejtë se laptopët normalë.

 

7. Dell Latitude 6340u (kushton 1,297 $)

Një ultrabook me 8GB  RAM. I shpejtë dhe ka 36 muaj garanci. 

 

6. Dell Precision M6500 (kushton 1,699 $)

Një prej Dell-ëve më të fuqishëm. 32 gigabytes RAM e bëjnë atë një prej më të shpejtëve në treg.

 

5. Apple MacBook Air 11-inch (i prodhuar në mes të vitit 2013). Kushton 999 $

Një prej laptopëve më të lehtë dhe më të shpejtë. Të veçantë e bën edhe bateria që zgjat mbi 9 orë punë. 

 

4. Apple MacBook Air 13-inch (i prodhuar në mes të vitit 2013. Kushton 1,099 $.

Modeli është i ngjashëm me MacBook Air 11-inch, por është paksa më i madh. Ai ka një prej baterive më të fuqishme për momentin, që zgjat mbi 12 orë.

 

3. Vizio CT15-A4 (kushton 899$)

Punon me  Windows 8. Ai është i hollë dhe mjaft i lehtë, përveçse edhe shumë i shpejtë. 

 

2. Apple MacBook Pro 13-Inch, Retina Display (i prodhuar në vjeshtën e vitit 2013). Kushton 1,299 $.

Ai ëshë i fuqishëm sa një desktop. Duket se nuk ka konkurrentë për shpejtësinë. 

 

1. Apple MacBook Pro 15-Inch, Retina Display (i proshuar në vjeshtë të vitit 2013). Kushton 1,999 $. 

Jo më kot klasifikohet në vendin e parë. Gjithçka optimale. Performancë të shkëlqyer. Nëse do ta blini, nuk do të zhgënjeheni. 

 
Kthehu