• |
ide | kryesore

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis bëhen me vajzë

Arkiva, Paparazzi
ashton mila.jpg



Çifti i aktorëve amerikanë Ashton Kutcher dhe Mila Kunis janë bërë prindër për të parën here. Mbrëmjen e së martës aktorja ka sjellë në jetë një vajzë. 31-vjeçarja, e cila është e fejuar me Ashton Kutcher, raportohet se ka lindur në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles. Të njëjtat burime thanë se partneri i ka qëndruar pranë. Dy aktorët që kanë filluar lidhjen e tyre në vitin 2012 pasi 36-vjeçari u nda nga ish-bashkëshortja Demi Moore. Pritet të bëhet i ditur edhe emri i vogëlushes. /lapsi.al/