• |
ide | kryesore

Mos i lini ta përdorin flamurin

Arkiva, Ide
koli.jpg



Mediat nderkombetare po gelojne nga historia e dronit.

Shqiptare, mos lejoni te perhapin propaganden sikur ndeshja u prish nga shfaqja e flamurit me dron te telekomanduar. Flamuri shqiptar ishte ne stadium i vendosur edhe zyrtarisht. Ndaj ndeshjen s'e prishi flamuri, por menyra sesi u sollen me flamurin.

Ndeshja u prish nga perdhosja e flamurit shqiptar prej futbollisteve serbe, nga hyrja e pankines serbe ne fushe. Nga hyrja e tifozeve serbe ne fushe dhe dhunimi i lojtareve tane prej tyre. Nga dhunimi i lojtareve tane prej forcave te sigurise serbe, sic dokumentohet nga shume foto.

Ne fund, nje flamur ne stadium, nuk ka pse provokon njeri. Eshte flamuri i nje shteti te cilin Serbia e njeh. A do te prishej ndeshja France – Hollande sikur ne stadium te shfaqej flamuri hollandez? Cfare ka per t'u provokuar ketu?