• |
ide | kryesore

Rita Ora rrëfen: Calvin Harris ishte djali i duhur në momentin e gabuar

Arkiva, Paparazzi
rita-ora-covers-cosmpolitan-december-2014.jpg



Rita Ora duket e mrekullueshme në kopertinën e re të revistës Cosmopolitan, edicioni i Dhjetorit. Por çfarë ka ndarë me lexuesit e revistës 23-vjeçarja, në intervistën në brendësi?

Mbi ndarjen me ish-të dashurin Calvin Harris: “Ai ishte mashkulli i duhur, në kohën e gabuar. Në kohën kur isha me të mua më duhej të filloja një turne dhe ai gjithashtu ishte nëpër vënde të ndryshme për shkak të festave e muzikës që luan si DJ. Nuk të mbetet shumë për të bërë kur ti nuk shihesh me të dashurin tënd. Unë vërtetë që i adhuroj njerzit që mbajnë marrëdhënie në distance. Është një arritje e madhe, që unë nuk e bëra dot.”

Mbi seksualitetin e saj: “ Jam shumë krenare teksa pranoj që mendoj për seksin. Tek e fundit të gjithë mendojnë për të, pavarsisht e thonë ose jo. Për mua, seksi është një formë e të njohurit me një person – të ndjesh lëkurën e dikujt…”

Mbi dashurinë për trupin e saj: “ Ju duhet të mbërrini në fazën e të dashurit të trupit tuaj. Të qëndrosh lakuriq përpara pasqyrës dhe të thuash, Jam tmerrësisht seksi! Gjithçka fillon nga ky moment.”