• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta “luftëtari” suedez Ingersson

Arkiva, Sport
klas-ingesson.jpg



Bota qan sot për humbjen e futbollistit suedez Klas Ingesson. Ai u shua në moshën 46 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. I quajtur si “luftëtari” për grintën që kishte në fushë ai e veshi bluzën e kombëtares për 57 herë. Morri pjesë në dy botërorë: “Italia '90” dhe “Usa '94” (në shba Suedia doli në vendin e tretë).

Ai luajiti në Itali me Barin. Klubi ka shkruar sot në faqen e tim me të mëdha. “Lamtumirë i madhi Klas”. Ingersson kishte veshur më herët edhe bluzën e Malines, Psv Eindhoven dhe Sheffield Wednesday. Aventurën më të rëndësishme e zhvilloi tek Bologna nga 1998 në 2000 me 64 ndeshje dhe 4 gola.

Më pas shkoi tek Olympique Marsiglia u rikthye në Itali tek Salento dhe e mbylli karierën tek Lecce.