• |
ide | kryesore

Shijoni dy golat e Salihit në Izrael (video)

Arkiva, Sport
salih.jpg



Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi është rikthyer te goli në kampionatin Izraelit. Futbollisti i Përfaqësueses Shqiptare i dha fitoren 2-0 Hapoel Acres me Hapoel Ranana, duke realizuar të dy golat në këtë fitore të parë të skuadrës së tij në kampionat. Në minutën e 18-të, 30-vjeçari shkodran përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare për të zhbllokuar rezultatin, ndërsa në minutën e 52, realizoi një gol të bukur brenda zonës me një veprim spektakolar.

Me këtë dygolësh Salihi arrin në kuotën e 4 finalizimeve në 6 ndeshjet e para të kampionatit, ku Hapeol Acre renditet në vendin e 11 në kuotën e 6 pikëve, me 1 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.