• |
ide | kryesore

Studim i Universitetit të Montrealit / Cilat janë fantazitë seksuale te grave dhe burrave?

Arkiva, Stil
org.jpg



A ju ka shqetësuar ndonjëherë mendimi se ajo që ju ngacmon seksualisht mund të jetë disi e pazakontë? Apo edhe e çuditshme? Nëse po, një studim i ri ka hedhur dritë mbi këtë dhe përcakton çfarë e ndan normalen nga devijimi seksual. 

Konkluzioni i tij? Për burrat, fantasia e të bërit seks me dy gra është “normale”. Për gratë, tema kryesore e fantazive është diçka e tipit “50 hijet e grisë”. Këto ishin vetëm dy nga gjetjet e një projekti kërkimor, i cili pretendon se ka përcaktuar shkencërisht devijimin seksual për herë të parë në historinë e studimeve mbi seksualitetin. Studimi i kryer në Montreal, Kanada, është botuar kete fundjave në Gazetën e Mjekësisë Seksuale. Në një njoftim për shtyp, autorët e studimit thanë se: “Shumë teori mbi fantazitë seksuale deviante, përfshijnë konceptin e fantazive atipike ose pafafilisë”. Parafilia përkufizohet si një eksperiencë eksitimi seksual te thelle në prani të objekteve, situatave, ose indivitëve atipikë. Megjithatë autorët thonë se “literatura shkencore nuk përshkruan se cilat saktësisht janë këto tipe fantazish.”

Bibla amerikane e psikiatrisë, Manuali Diagnostifikues dhe Statistikori Sëmundjeve  Mendore (DSM-5) i quan ato fantazi “anormale”. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kur përcakton parafilinë, flet për fantazi “të pazakonshme”. Por autorët kanadezë të studimit u morën me pyetjen se çfarë është saktësisht një fantazi seksuale e pazakontë. Autori drejtues i studimit, Christian Joyal, thotë: “klinikisht, e dimë se çfarë janë fantazitë seksuale patologjike. Ato përfshijnë partnerë jo konsensualë, dhunë, shkaktojnë dhimbje, ose janë absolutisht të nevojshme për të marrë kënaqësi. Po përtej kësaj, çfarë janë ekzaktësisht fantazitë anormale, apo atipike seksuale? Objektivi ynë kryesor ishte të specifikonim normat në fantazitë seksuale, si një hap i rëndësishëm për të përcaktuar patologjitë,” shpjegon ai.

'Dhe ashtu siç dyshonim, ekzistojnë më shumë fantazi të zakonshme, sesa atipike.” Për të marrë një përgjigje, pyetëm popullsinë e përgjithshme – “kaq thjeshtë”, tha professor Joyal. Shumica e studimeve të kësaj natyre kryhen me studentë universitetesh që dalin vullnetarë, por këtë herë studiuesit nuk donin të kufizoheshin me kaq. Ata pyetën adultë të moshave, gjinive dhe orientimeve të ndryshme për të përshkruar fantazitë e tyre seksuale. Me shumë se 1500 adultë pranuan t’u përgjigjeshin pyetjeve të studimit ( 50% grad he 50% burra)

Atyre iu kërkua të përshkruanin në detaje fantazinë e tyre të preferuar. “Rezultatet ishin më shumë se interesante”, thotë professor Joyal. Ajo që i surprizoi studiuesit ishte se natyra e fantazive varion dhe është shumë e larmishme në popullsinë e përgjithshme, por vetëm shumë pak prej tyre mund të konsiderohen statistikisht të rralla, të pazakonta, ose atipike. Siç pritej, studimi konfirmoi se burrat kanë më shumë fantazi dhe i përshkruajnë ato më mirë e më në detaje se gratë. Studimi gjithashtu arriti në përfundimin se diku rreth 30 dhe 60 përqind e grave, pra një përqindje e konsiderueshme, e mendojnë veten e tyre në situata ku ato nënshtrohen seksualisht (p.sh. lidhen). “E rëndësishme është të theksohet se ndryshe nga burrat, gratë në përgjithësi e kanë shumë të qartë dallimin dhe dinë ta ndajnë mirë fantazinë nga dëshira” thotë professor Joyal.

Për këtë arsye, shumë gra që shprehën fantazi më ekstreme nënshtrimi ( p.sh. dominimi nga një i panjohur) specifikuan se ato nuk donin që këto fantazi të realizoheshin ndonjëherë. Në të kundërt, shumica e burrave do të donin që fantazitë e tyre të realizoheshin (p.sh. seks me më shumë se një pëerson)”

Ndërsa gratë kanë tendencën të fantazojnë në lidhje me partnerin e tyre, burrat përgjithësisht fantazojnë për marrëdhënie jashtë martesore. Studimi gjithashtu nxorri në pah një tjetër informacion interesant dhe ndoshta më intriguesi, që kishte të bënte me numrin mjaft të madh të fantazive mashkullore që ka një person i vetëm.  Mes tyre ishte fantasia për të parë partneren duke bërë seks me një person tjetër, ose me një person të të njejtit seks. “Teoritë evolucioniste dhe biologjike nuk mund t’u japin shpjegim këtyre fantazive, të cilat mes meshkujsh janë dëshira tipike dhe të zakonshme” thotë professor Joyal. “Këto gjetje mund të na lejojnë të kuptojmë disi dhe të hedhim dritë mbi disa fenomene sociale, si për shembull popullariteti i menjëhershëm mes grave i librit  “50 hijet e grisë”, thotë profesori.

Studimi u realizua nga studiues të Institutit Universitar të Shëndetit Mendor të Montreal dhe Institutit Philippe-Pinel de Montréal, i afiliuar me Universitetin e Montrealit.