• |
ide | kryesore

Partizani merr kreun e Superligës, Tirana ngec në Vlorë

Arkiva, Sport
partizani.jpg



Me fitoren minimale 1-0 ndaj Apolonisë së Fierit në Qemal Stafa, Partizani merr kreun e renditjes së Superligës. Ky sukses i “të kuqve” erdhi edhe pas barazimit pa gola të Tiranës ndaj Flamurtarit në Vlorë. Tashmë Partizani ka 22 pikë dhe udhëheq Superligën i ndjekur nga Tirana me 2 pikë më pak.

Skuadra e Shpëtim Duros ka djersitur shumë, edhe pse ka dominuar totalisht në 90 minuta. Mazrekaj, lojtari më i mirë në fushë, do të bënte diferencën në këtë sfidë, kur shënoi në minutën e 50-të dhe u dha të tijve tre pikët e çmuara. 

Flamurtari ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj Tiranës por goli ka munguar në morinë e rasteve të krijuara nga skuadra vlonjate. Pavarësisht përpjekjeve të shumta, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë zgjohen “bardheblutë”, dhe sulmojnë me insistim, ndërsa vlonjatët të lodhur disi, provojnë me kundërsulme. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe të dyja ekipet ndajnë nga 1 pikë secili

/lapsi.al/