• |
ide | kryesore

Serbi-Shqipëri, UEFA u shpjegon federatave vendimin

Arkiva, Sport
serbiaaa.jpg


Federata Serbe e Futbollit (FSS) ka bërë të ditur se ka marrë interpretimin juridik të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-së në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri, ndërkohë që ka bërë të ditur se interpretimi i vendimit është dërguar nga UEFA dhe në Federatën Shqiptare të Futbollit. Lapsi.al pyeti pranë FSHF nëse edhe ka mbërritur ne Tiranë arsyetimi i UEFA por drejtusit e futbollit shqiptar thanë se nuk ka ende asnje leter nga UEFA.

Gjithsesi, pala serbe siç shkruan e përditshmja “Kurir” nuk ka informacion në lidhje me arsyen se përse Shqipëria e humbi ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, por shpjegon arsyet e ndëshkimit për Federatën Serbe të Futbollit.

“Kemi marrë një shpjegim prej 24 faqesh, duhet të shqetësohemi më shumë me pasojat por shkaku kryesor është ndërprerja e ndeshjes dhe droni me një përmbajtje politike. Në shpjegimin që i është dhënë Federatës Serbe të Futbollit nuk thuhet se përse Shqipëria humbi ndeshjen, ky shpjegim është adresuar në Tiranë” – ka deklaruar zv.sekretari i Federatës Serbe, Nebojsa Ivkovic

“Sa për dënimin tonë, tre pikët na janë zbritur siç referohet për futjen e fansave në fushë, hedhjen e mjeteve piroteknike, futja e stolave në fushë dhe hyrja e Ivan Bogdanov në terrenin e lojës. Skuadra jonë ligjore po punon për apelimin. Duke filluar nga sot kemi 5 ditë kohë për të shkruar një ankesë dhe t’ia dërgojmë atë Komisionit të Apelit të UEFA-s” – theksoi ai.