• |
ide | kryesore

Sa herë në ditë mendon për seks një mashkull dhe një femër

Arkiva, Stil
meshkujt.jpg



Një mashkull mesatar mendon për seksin 19 herë në ditë në dallim nga femra, të cilës mendimet tilla i kalojnë në mendje rreth 10 herë në ditë. Ai për ushqimin mendon rreth 18 herë në ditë, për gjumin 11, ndërsa femra e ka “në mendje” ushqimin 15 herë, ndërsa për gjumin mendon 8 herë në ditë. Studimi thotë se personat të cilët mendojnë shpesh për seksin, më së shumti janë të kënaqur me seksualitetin e tyre. Ata mendojnë për nevojat fizike më shumë se partneret e tyre, por edhe për gjërat më banale siç mund të jetë një sandëiç me djathë.

“Për të ditur sa herë në ditë mendon njeriu për seksin duhet të dini se sa mirë ndihet sa i përket seksualitetit të tyre. Meshkujt që nuk mendojnë shpesh për seksin do të mund të mendonin që diçka nuk është në rregull me ta. E njëjta gjë vlen dhe për femrat që mendojnë shpesh për seksin” – pohon autorja e studimit Terri Fisher.

Meshkujt mendojnë për seks nga 1 deri në 388 herë në ditë, ndërsa femrat nga 1 deri në 140 herë. Rezultatet e hulumtimit hedhin poshtë zbulimet sipas së cilave meshkujt mendojnë për seksin çdo gjashtë sekonda, që do të nënkuptonte që kanë 8000 mendime seksuale dhe që kalojnë gati 14 orë në ditë duke menduar për seksin. /Telegrafi/