• |
ide | kryesore

Prej vitesh pa bërë seks

Arkiva, Paparazzi
monk2.jpg



Këngëtarja, modelja dhe aktorja e njohur australiane Sophie Monk gjithmonë e kishte dashur famën dhe kur më në fund e kishte arritur atë, ajo e kishte kuptuar se i mungon jeta normale, e cila do t’i mundësonte të dilte në takime në orët e mbrëmjes. Femra më seksi në botë sipas listës së revistës “FHM” më 2009, është ankuar se fama ka bërë që ajo të vuajë në jetën personale, sidomos kur flitet për seksin.

“Më në fund mund të shkojë në takime në mbrëmje kur nuk punoj, çka nuk ishte e mundur në të kaluarën. Puna ime më bën të vetmuar, ndërsa duke marrë parasysh se jam një figurë publike, më duhet të bëj kujdes se çfarë bëj. Më duhet të pranoj se nuk kam bërë seks me vite dhe se dalëngadalë po vdes”, ka deklaruar Sophie.

Biondja atraktive në të kaluarën ka qenë në lidhje me disa nga meshkujt më të njohur, sidomos kur qëndronte në Hollivud, por pas kthimit në vendlindje, ajo sikur e ka humbur atë shkëlqimin që e kishte dhe ofertat e dashurisë duket se kanë munguar. Dhe kur e marrim për bazë faktin se ajo ka një bukuri dhe një trup të jashtëzakonshëm, mungesa e lidhjeve intime vërtetë është një dëm i madh për të, por duket se për shumicën e yjeve, para është më e rëndësishme se çka do tjetër./Zeri/